AKTUALITET, 1 Nëntor 2018, 19:54

‘Servilët, si minj rrahin gjokset’, Luan Rama ironizon Tahirin

‘Servilët, si minj rrahin gjokset’, Luan Rama ironizon Tahirin

I ashpër ka qenë në deklaratën e tij zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, i cili shigjeton ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pas daljes së tij publike sot ku pohonte se Italia kishte mbyllur hetimet ndaj tij. Në një mesazh në faqen e ‘Facebook’-ut Luan Rama e nis statusin me; “Ku të përdhunuarat gjykohen, me të rrugës ligj, nga prostitutat…”.

Në këtë linjë, Rama pa përmendur emra, por duke e lënë të nënkuptuar se e ka për Tahirin, shton se krimineli bën moral para kamerave për krenari dhe kërcënon kundërshtarët politikë. Ndërkohë Luan Rama s’i për t’i thënë të gjitha e mbyll me një poezi.

REAGIMI I LUAN RAMËS

Ku të përdhunuarat gjykohen,

Me të rrugës ligj, nga prostitutat…

Në këtë vend ku banditi prej kryetarit të partisë bëhet deputet a ministër, e pastaj të gjithë, ministra e deputete shërbëtorë të krimit, ku trafikanti e krimineli bën moral e pafytyrësinë e shet para kamerave për krenari, ku kryeministri merr në mbrojtje horrat, e si zëdhënës i tyre kërcënon kundërshtarët politikë e iu kanoset punonjësve të shtetit që denoncojnë kriminelët, nuk mbetet tjetër veç të kujtojmë vargjet e poetit kur prej dhembjes e dëshpërimit shprehej:

“Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë,

Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,

Vrasësi ku hiqet për viktimë,

Dhe viktimës i kërkon shpagim.

Ku të përdhunuarat gjykohen,

Me të rrugës ligj, nga prostitutat,

Ku të marrë e t’urtë përgojohen,

Dhe servilët, porsi minj nga skutat,

Dalin rrahin gjokset dhe mburren,

Se luftuan vrimash si heronjtë,

Kuajve të ngordhur tek u turren,

Për t’u hequr me nxitim patkonjtë”.