TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi një tjetër përgjim të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me anëtarin e bandës së dyshuar të Shijakut, Altin Avdyli, alias Niçja. Përgjimi i publikuar mbrëmjen e sotme, mban datën, 20 Shkurt 2017. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin, dhe i premton se do t’i zgjidhë dicka, prandaj ai nuk duhet të merakoset.
Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta. Ky përgjim, hedh poshtë alibinë e Vangjush Dakos, se komunikimi me anëtarët e bandës së dyshuar të Shijakut është normal, pasi ai komunikon me çdo person në fushatë dhe pas fushatës, për t’i falenderuar për kontributin e tyre. Pra, alibia e Dakos është se bisedat me këta persona nuk mund të jenë indicie se ai i ka përdorur për blerjen e zgjedhjeve, pasi ai nuk ka ndonjë njohje të afërt me ta, por bisedon në telefon , si me çdo qytetar tjetër. Alibia e Vangjush Dakos, rrëzohet, sepse përgjimi i publikuar ditën e sotme, dëshmon se Dako dhe Avdyli kanë komunikuar rregullisht me njëri tjetrin. Ata duket se kanë mardhënie shumë të afërt dhe se Niçja, nuk është si çdo qytetar që i bie telefonit të kryebashkiakut, por një person i rrethit të ngushtë të Vangjush Dakos.
"Të Paekspozuarit" publikoi një javë më parë dy përgjime, të cilat faktojnë komunikimin e Vangjush Dakos me anëtarët e bandës së Shijakut. Në njërin nga përgjimet Vangjush Dako komunikon dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, me Altin Avdylin dhe kërkon të falenderojë Astrit Avdylin, kreun e dyshuar të bandës. Në përgjimin tjetër, Altin Avdyli komunikon me një person të paidentifikuar, një ditë përpara zgjedhjeve dhe i kërkon para nga “Vangjushi” që gjashtë persona të votojnë. Pra, të dyja bisedat kanë një kontekst të qartë, zjgedhjet e përgjithshme të vitit 2017.
Akuza e opozitës, është se Vangjush Dako i ka përdorur vëllezërit Avdyli për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017. http://www.tpz.al/2018/10/25/te-paekspozuarit-publikon-dokumentin-bombe-biseda-mes-vangjush-dakos-dhe-altin-avdylit/ http://www.tpz.al/2018/10/25/pergjimi-i-avdylajve-thuaj-vangjushit-ti-japim-ndonje-lek-qe-te-votojne/ Tashmë, alibia e Vangjush Dakos, se komunikimi i tij me anëtarët e bandës Avdyli, nuk vjen si pasojë e afrimitetit me ta por se kështu bën me cdo qytetar në kohë fushate, rrëzohet, sepse komunikimi mes Dakos dhe këtij personi është i vazhdueshëm dhe mjaft i afërt.
EMISIONI I PLOTË:
/TPZ.AL/