AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 16:05

Shkrimi me median italiane, Vasili: Narkoshteti, ‘Corriere della Sera’ poshtëron Edi Ramën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas një artikulli në median e njohur italiane “Corriere della Sera” në lidhje me shtetin drogës që ka krijuar Edi Rama në Shqipëri.

“I ka bërë më të keqen duke vënë drogën këmbëkryq në qeveri dhe duke damkosur një shtet të tërë”, shkruan Vasili në facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Corriere della sera poshteron Edi Ramen për Narkoshtetin!!

Corriere della sera diskrediton Edi Ramen mishërimin e vetëm në Europë të shtetit të drogës.

Edi Rama s'ka ç'ben më në Shqipëri.

I ka bërë më të keqen duke vënë drogën këmbëkryq në qeveri dhe duke damkosur një shtet të tërë.

Kushdo që merr kurajon dhe bën alibinë e narkoshtetit le ta lexojnë Corriere della Serën dhe të mendojnë para se të shkruajnë.