AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 15:56

Qesharake/ Ja si po i kundërpërgjigjet Rama djegjes së mandateve te opozitës

Qesharake/ Ja si po i kundërpërgjigjet Rama djegjes së mandateve

Në të njëjtën kohë që grupi parlamentar i PD po shprehej unanimisht për djegjen e mandateve largimin nga parlamenti dhe mosnjohjen e tij, në kampin tjetër në mbledhjen e deputetëve socialistë me kryeministrin i lihej një vend i konsiderueshëm Ulsi manjës dhe Etilda Gjonit për të ashpërsuar masat e rregullores së kuvendit, kundër veprimeve ‘vandale” të opozitës dhe fjalorit “rrugaçëror” të saj.

Me sa duket të ndikuar nga shprehja e Ramës se “Lulzim Basha po luan bllofin” socialistët vazhduan punën e tyre për të tkurrur pushtetin e PD-LSI, brenda parlamentit.

Deri më tani si Rama edhe Taulant Balla e kanë marrë me të qeshur ultimatumin e PD, por nëse ai ndodh realisht, në ditët e ardhme paketa e Ulsiut dhe Etildës do të shënojë masa të reja shtrënguese ose për karriget e mbetura bosh, ose për lolot me të cilt Rilindja do të mbushi sllëën.

Debati i sotëm i socialistëve u zhvillua në të njëjtën seli ku tre dekada më parë Byroja Politike diskutonte për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës, në të njëjtën kohë kur statuja e tij ishte rrëzuar./Lapsi.al