AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 19:46

Shkon në dhjetë numri i të shoqëruarve, ja pse shkoi në polici deputeti Balliu

Shkon në dhjetë numri i të shoqëruarve, ja pse shkoi në

Policia ka arrestuar në mënyrë krejt të beftë dhe me dhunë, vetëm pak pasi kishte përfunduar protesta, disa banorë në zonën e Astirit.

Sipas burimeve për Fax News janë shoqëruar dhjetë persona, mes tyre dhe një fëmijë minoren 13 vjeç, të cilët janë dërguar në komisariatin numër 6,

Ndërkohë sipas PD, deputeti Klevis Balliu shoqëroi në furgonin e policisë një protestues të mitur (siç jane të dhënat e deritanishme) të ndaluar nga polcia. Ata ndodhen në komisariatin 6.

Sipas raportimeve të Fax News dyshohet se disa nga banorët e shoqëruar janë Festim Maqini, Shkelzen Sadiku, Gezim Sadiku, Altin Çeku, Adritik Çeku, Dritan Çeku.