AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 19:13

Protesta tek “Unaza e Re”, shoqërohet në polici deputeti Klevis Balliu

Protesta tek “Unaza e Re”, shoqërohet në polici deputeti

Forcat e rendit shoqëruan në polici deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, menjëherë pas përfundimit të ditës së 28-të protestave të banorëve të “Unazës së Re”, të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive nga ana e qeverisë.

Deputeti Balliu, ka qëndruar pranë banorëve që prej fillimit të protestave. Opozita ka kundërshtuar fort projektin e rindërtimit të unazës, ku 40 milionë euro janë tenderuar për  2.2 kilometra rrugë.