TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku italian i Martina Franca, Francesco Ancona, ka reaguar pas kapjes së rreth një ton e gjysmë drogë në bordin e një gomoneje, e cila ishte nisur nga Shqipëria. Ai falënderoi policinë për operacionin.
“Urime dhe një falënderim për policinë. Territori ynë, i cili gjendet në një zonë të brendshme, mbrohet edhe në distancë nga rreziqet që vijnë nga larg. Droga e sekuestruar sot, si shumë të tjera përbën një rrezik i madh për fëmijët tanë dhe padyshim ndaj nuk duhet ta nënvlerësojmë”, u shpreh ai.
Droga e kapur brenda gomones ishte e ndarë në tetëdhjetë çanta, ndërsa vlera në treg shkonte rreth 14 milionë euro. Bashkë me ngarkesën u arrestuan edhe dy trafikantët e dyshuar, dy të rinj nga Cisternino.