AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 17:12

140 të arrestuar, 65 të plagosur në përleshjet e dhunshme gjatë protestave antiqeveritare në Paris

140 të arrestuar, 65 të plagosur në përleshjet e dhunshme në protesta anti-qeveritare të Parisit, ndërsa 11 policë u plagosën në fundjavën e tretë të protestave të organizuara nga “jelekët e verdhë”, për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve në Francë.

Demonstruesit e maskuar hodhën gurë në drejtimi të policisë, ndërtuan barrikada të ndryshme në rrugët kryesore të Parisit, ndërkohë që u vunë zjarrin disa dyqaneve dhe dëmtuan makina të ndryshme.

Policia franceze u kundërpërgjigj, duke përdoru ujë me presion të lartë dhe gaz lotsjellës, për ta kaluar më pas me arrestime.

/TPZ.Al/