AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 18:05

VIDEO-LIVE/ ‘Unaza’, banorët në protestë: Shtëpitë i kemi me gjak!

VIDEO-LIVE/ ‘Unaza’, banorët në protestë:

Në ditën e 28 të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga Unaza e Re  janë shprehur se do mbrojnë shtëpitë e tyre pasi i kanë të ndërtuar me djersë dhe gjak.

Banorët kanë bllokuar edhe gjatë ditës së sotme rrugën kryesore.

Me thirrjet ‘Shtëpitë i kemi me gjak’ dhe ‘Poshtë qeveria’, banorët shprehen se nuk do tërhiqen dhe do vazhdojnë protestat e tyre.

“Populli i ka dhënë pushtetin Ramës dhe ne do mbrojmë shtëpitë tona. Me këtë shtet ne jemi të zhgënjyer”- tha një prej banorëve në protestë.

Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe deputetë të PD dhe LSI.