AKTUALITET, 1 Dhjetor 2018, 19:00

Video/ Arrestohen me dhunë tre protestues tek "Unaza e Re"

Video/ Arrestohen me dhunë tre protestues tek "Unaza e Re"
Pak pasi kishte përfunduar protesta e banorëve të Astirit, policia ka arrestuar në mënyrë të dhunshme pesë protestues.

Sipas raportimeve të Fax News, banorët janë marrë me dhunë, ndërkohë që janë goditur dhe operatorët që po filmonin ngjarjen.

Të shoqëruar janë: Festim Maqini, Shkëlzen Sadiku, Gëzim Sadiku, Altim Çeku dhe një i mitur, 13 vjeç.