AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 17:00

Shkon mbi 19 mijë numri i të infektuarve me Covid, rritet numri i viktimave në Serbi

Shkon mbi 19 mijë numri i të infektuarve me Covid, rritet numri i

Situatë alarmante në Serbi. 11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Serbi, duke e çuar në 429 numrin e viktimave.

Sipas statistikave të orëve të fundit pas testimit të 8393 personave janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 351 raste duke çuar në 19,334 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Gjendja në spitalet ku trajtohet pacientët me COVID-19 është e rëndë. Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se të gjitha spitalet janë mbi 90 për qind të mbushura me pacientë.

Aktualisht, 169 pacientë po trajtohen me anë të respiratorit.