TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tedi Blushi, zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Ilir Meta ka deklaruar se i qëndron reagimit të djeshëm se ndryshimet Kushtetuese nuk mund të miratohen nga Parlamenti që ka vetëm 82 deputetë legjitim.
Një ditë më parë Meta ka kërkuar që “Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!”
Ndërkohë ditën e sotme pas konferencës së kryeministrit Rama, Tedi Blushi ka theksuar se Meta është përqëndruar ditën e sotme në një tjetër raport zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.
Sipas tij, Presidenti do mbajë nesër konferencën javore ku do të shprehet edhe për ndryshimet Kushtetuese.
“Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar.
Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.
Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës”, thekson Blushi.