AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 14:22

Rama: I zhgënjyer nga reagimi i Wandephul, miku i Bashës dhe i imi po mban krahun e opozitës

Rama: I zhgënjyer nga reagimi i Wandephul, miku i Bashës dhe i imi po


Kryeministri Edi Rama shprehet është ndjehet i zhgënjyer nga reagimi i mbrëmshëm i nënkryetarit të CDU-së, Johann Wadephul sipas të cilit hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore ishin shkelje serioze e marrëveshjes së 5 qershorit dhe se kjo rrezikonte hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Dua të them se Gjermania është pikë referimi për botën edhe për ne për sa i përket rendit kushtetues edhe ligjor. Deklarimi i djeshëm i Wandephul ishte zhgënjyes.

Ai është një mik i mirë i Lulzim Bashës, por edhe i imi gjithashtu.

E çmoj përkushtimin e tij për të lehtësuar situatën politike.

Respekti dhe mirënjohja ime për çdo orë që ai ka shpenzuar për Shqipërinë nuk ndryshon.

Ai e çmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit, por nuk çmon Parlamentin e Shqipërisë.

Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për të ndaluar Parlamentin të shkoj përtej saj duke demokratizuar më tej zgjedhjet.

Deklarimi i mikut tonë ishte zhgënjyes edhe pse nuk mund t flitet me të dëgjuar por me fakte. Ajo që ka dëgjuar nuk është e vërtetë", tha Rama duke shtuar se “miku i tij dhe i Bashës po mbante krahun e opozitës”.