TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër pacient në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure, duke e çuar në 5 numrin e viktimave për 24 orët e fundit.
Ministria nuk e raportoi në informimin e përditshëm, por BalkanWeb shkruan sipas burimeve të veta se, 42-vjecari ka ndërruar jetë që në orët e mëngjesit.
Ai ishte tranferuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” për shkak të komplikacioneve të rënda në frymëmarrje.
Burime për News 24 nga Infektivi thanë se, tamponi ka rezultuar negativ, por simptomat tek i sëmuri ishin shumë dyshuese për covid-19. I sëmuri, sipas burimeve ,vuante nga sëmundje të mëhershme të pulmonit.