AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 13:43

Dyshohet se është infektuar me koronavirus, 50 vjeçarja dërgohet urgjent tek Sanatoriumi

Dyshohet se është infektuar me koronavirus, 50 vjeçarja


Një grua 50 vjeçare nga Elbasani është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Gruaja ka patur probleme me frymëmarrjen duke bërë që mjekët t’i bëjnë fillimisht një ekzaminim të mushkërive, gjë e cila ka bërë që të dyshojnë për koronavirus.

Për shkak të problemeve shëndetësore, gruaja është dërguar urgjentisht në spital ku edhe do t’i bëhen ekzaminime të tjera për të konfirmuar nëse ka apo jo koronavirus.