AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 15:39

Sherr me fqinjin për pronën, plāgoset efektivi në Tropojë. Çfarë thotë policia

Sherr me fqinjin për pronën, plāgoset efektivi në Tropojë.

Një sherr për motive pronësie mes dy fqinjëve ka shkaktuar plāgosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi në fshatin Bujan të Tropojës, rreth orës 14:30.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi me inicialet R. B., në afërsi të banesës, ka plāgosur me armē zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H. Ky i fundit është punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.