TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria ka nxjerrë sot aktin Normativ që e bën mbajtjen e maskës të detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe është sanksionuar gjobë 20 mijë lekë të vjetra për shkelësit.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, akti normativ për maskat është marrë me dy muaj vonesë. Por pavarësisht këtij fakti, Shehu ka dhënë tre arsye pse ky vendim i është servirur me ‘hile’ qytetarëve.
Së pari Shehu thotë se sigurimi i maskave të përshtatshme është detyrë e shtetit si kudo në Europë, së dyti maskat duhet te perdoren detyrimisht edhe ne ambjente te hapura me koncentrime te popullesise ose kur distanca midis individeve eshte nen 2 m dhe së treti nuk percakton tipin e maskave qe duhen perdorur, por cdo gje lihet evazive e konfuzive mbas termit “jo medikale”.
Sipas ish-deputetit të PD-së, përmes këtij vendimi qeveria synon penalizmin e qytetareve me gjobe te rende kur nuk kane maskat, por nga ana tjetër ngre pyetjen “ku do t’i gjejne ato qytetarët dhe me cfare mjete finaciare do t’i sigurojne?”
Reagimi i plotë:
Akti Normativ i Qeverise per maskat, u “mbars me vonese mali e polli nje mi”!!
Me vonese mbi dy mujore Qeveria nxjerr aktin normativ per vendosjen e maskave.
Shprehja “Me mire vone se kurre” ketu eshte jashte kontekstit se pasojat e vonesave jane katastrofale.
Dikush duhet te pergjigjet per kete e pasojat e saj!
Ne e kemi dhene alarmin e kerkuar kete, shume kohe me pare.
Por dhe tashti Vendimi eshte nje “hile” meskine per te hedhur cdo gje mbi qytetaret.
Sepse sigurimi i maskave te pershtateshme eshte detyre e shtetit si kudo ne Europe, qe duhet te shperndaje nga nje cope ne dite gratis per qytetaret ose me cmim te kontrolluar per te tjeret (ne Itali 0,5 E per ato kirurgjikalet).
Se dyti ky vendim eshte i manget ne shume pika, psh maskat duhet te perdoren detyrimisht edhe ne ambjente te hapura me koncentrime te popullesise ose kur distanca midis individeve eshte nen 2 m.
Se treti nuk percakton tipin e maskave qe duhen perdorur, por cdo gje lihet evazive e konfuzive mbas termit “jo medikale”, etj
Pra me kete Akt gjysmak qe del mbas nje “gjumi” te gjate qeverises e shkaterrues per njerrezit, ndersa shteti nuk merr persiper asnje detyrim, ka vetem dicka te qarte, penalizimi i qytetareve me gjobe te rende kur nuk kane maskat… por ku do t’i gjejne ato dhe me cfare mjete finaciare do t’i sigurojne….?