AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 14:52

Shkodër, i riu vdes duke u larë në lumin Kir, dyshohet se ka pësuar atak kardiak

Shkodër, i riu vdes duke u larë në lumin Kir, dyshohet se ka

Një i ri është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Kir në Shkodër.

Sipas policisë mësohet se Marjan Marku 20 vjeç, dyshohet se ka pesuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.

I riu ka qenë duke u larë me shokët e tij kur ka gjetur vdekjen.

Trupi i 20-vjeçari u dërgua në morgun e spitalit rajonal Shkodër, ku do ti nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet ngjarjes.