TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe këtë të enjte seanca parlamentare është zhvilluar në një atmosferë kaosi dhe rrëmuje. Pasi ka ndërprerë disa herë seancën, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka vendosur të kalojë në votimin e projektligjeve me vetëm një fjalë të shkurtër të Taulant Ballës.
Ndërkohë për tre seanca rresht, Lulzim Basha ka mbajtur të bllokuar foltoren e parlamentit dhe në fund i janë bashkuar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.
Votimin e projektligjit për “Fondin e zhvillimit për diasporën”, socialistët e shoqëruan me duartrokitje, por nga ana tjetër ata të opozitës qëndronin të gjithë përreth foltores ku fliste kryetari i PD-së Lulzim Basha.
“Mbyllet votimi, tani le të vazhdojë shfaqja përmes Facebook, se kjo është zgjedhja juaj” u shpreh Gramoz Ruçi në përfundim të seancës parlamentare.