TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit një ‘arkitekt’ të krimit.
Basha pohoi se pak ditë para se Saimir Tahiri të hiqte dorë nga mandati i deputetit ka zhvilluar një takim sekret me Ramën, ku sipas tij ky i fundit i siguroi garanci. Mes ironisë lideri i demokratëve tha se Tahiri në vend që të shkonte në burg, u la për 10 ditë në ‘arrest shtëpie’ ndërsa pinte birra e hante qofte në ballkon.
“Tahiri pas një takimi kokë më kokë me Ramën në Tiranë, të dokumentua nga burime dhe prova të pakontestueshëm nga opozita dha dorëheqjen, pasi mori garancitë që do të kontrollohej tek drejtësia e Ramës. 10 ditë ‘arrest shtëpie’, birra e qoftë në ballkon, Tahiri fitoi lirinë. Burg për kuksianët, azil politik përndjekje për Zaganin. I njëjti arkitekt, i njëjti urdhërues. Rama, ti ke shpallur që të marrësh në mbrojtje shtetërore vëllezërit Xhafaj, siç bëre me Tahirin dhe Habilajt. I mundësove Xhafajt që t’i mundësojë lirinë vëllait të tij. Ti bën sikur nuk sheh që dje dhe sot një ligj i Antimafias nuk zbatohet për Xhafajn”, – tha Basha.