AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 13:26

Vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia përpara Gjykatës: Sillni Sali Berishën të ballafaqohem

Vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia përpara Gjykatës: Sillni Sali

Izet Haxhia dua të përballem dhe ballafaqohem me denoncuesin tim Sali Berisha”. Kjo ka qenë kërkesa e parë e Izet Haxhisë përpara Gjykatës së Tiranës, ku ka depozituar një kërkesë për rigjykimin ndaj tij dhe rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në “Rogner” për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo”, ka deklaruar Izeti përpara trupës gjykuese.

Me pranga në duar dhe i qeshur

Me pranga në duar, i veshur me kostum të zi dhe i qeshur. Kështu ka dalë sot Izet Haxhia përpara Gjykatës së Tiranës, pas ekstradimit vullnetar nga Turqia, pasi ndaj tij ka një dënim në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator '98. Report Tv ka siguruar pamjet e para të ish-truprojës së Sali Berishës, i cili për herë të parë shfaqet përpara një gjykate shqiptare. I shoqëruar nga forcat e rendit, Izeti ishte i qeshur, teksa shkëmbente edhe batuta me policët, ndërsa nga përtej xhamit të sallës gjyqësore përshëndetej edhe me të afërmit.