TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka ka shpërndarë një njoftim në rrjetet sociale, ku tregon për kushtin që iu vu nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për kryerjen e një interviste. Shuka shprehet se ministrja i ka kërkuar që të mos pyetet për Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin dhe vetëm me këtë kusht mund të zhvillonin intervistën.
Gazetarja e ka refuzuar këtë kërkesë dhe shprehet se pranimi i intervistës me këto ksuhte "do të ishte shkelje e etikës gazetareske". Pranimi i këtij kushti nga gazetarja do të ishte vërtet një shkelje e etikës së gazetarisë, por përfaqësuesit e qeverisë Rama e kanë të vështirë ta kuptojnë një gjë të tillë, sepse në Shqipëri ekipet e propagandës, vendosin kushte të tilla thuajse çdo ditë dhe gazetarët i pranojnë në heshtje.
/TPZ.AL/