AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 12:37

Kryemadhi komenton veshjen e Ramës: Ngjyra e kostumit fiks si bluza e Olsit te makina e kuqe e Gent Xhixhës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk ka zgjedhur të flasë në Kuvend, por i është drejtuar ndjekësve të saj në Facebook me një video selfie.

Ajo ka thënë se Rama është bërë një kopje e krimit dhe opozita nuk duhet ti ndahet me denoncime.

Ndërsa krah video Kryemadhi shkruan: Ngjyra e kostumit fiks si bluza e Olsit te makina e kuqe e Gent Xhixhës.

kryemadhi ne fb

Deklarata e Kryemadhit

Jam live nga Parlamenti,në fakt kjo sallë është bërë shumë qësharake, ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama i cili sot është veshur me kopjativ sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar. Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar.Megjithatë ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë. Jo vetëm për ta denoncuar dhe ta demaskojmë këtë fytyrë monstruoze të krimit të organizuar, i cili ka uzurpuar jo vetëm qeverisjen por edhe parlamentin Shqiptar. Prandaj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, me qetësi por me vendosmëri për tu bindur dhe për tu ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe kundër këtij sistemi uzurpator, i cili ka uzurpuar jetën e shqiptarëve.