AKTUALITET, 7 Qershor 2018, 12:42

Monika Kryemadhi përplaset me Taulant Ballën: Nuk jam marrë me gruan e motrën tënde unë, e di mirë ti!

Monika Kryemadhi përplaset me Taulant Ballën: Nuk jam marrë me

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka debatuar jashtë kuvendit me deputetin Taluant Balla.  Ky i fundit u shpreh se gruaja e kryeministrit bën rolin e zhurmuesit edhe në parlament.

Kaq ka mjaftuar që Kryemadhi të shprehet se ajo nuk është marrë asnjëherë me gruan dhe motrën e tij.

“‘S’jam marrë as me gruan tënde dhe as me motrën tënde dhe mos m’u merr me familjen time se nuk dalim mirë kështu.

Mos ki merak se nuk të shpëton aqs Rama ty. Ti nuk zë dot vendin e Fatmir Xhafajt Taulant. Mos më trego mua kulturën.”, u shpreh Kryemadhi ndaj Ballës.