TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
As Edi Rama dhe as Fatmir Xhafaj nuk ishin të pranishëm në nisjen e seancës së kësaj të enjteje në Kuvend. Mungesën e tyre e vuri re opozita.
Fillimisht kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edmond Spaho dhe më pas vetë Lulzim Basha thanë se seanca nuk mund të vijojë pa praninë e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, që i akuzojnë për lidhje me krimin.
Gjatë fjalës në foltore, Lulzim Basha konfirmoi se të hënën dhe të martën ndodhej për një vizitë në Berlin, por jo për arsyet që e sulmon mazhoranca.
“Po, kam qenë në Berlin këtë të hënë e të martë, jo në vizitë klandestine siç thoni ju, as të paguar me milionat e drogës, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Ramës nga Berlini, jo vetëm që nuk ka shkuar drejt përmirësimit, por drejt përkeqësimit, që u lirua Saimir Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të shpëtuar vëllezërit Xhafaj. Në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu të rekomandojë hapjen e negociatave”, – tha Basha.