AKTUALITET, 13 Prill 2020, 10:24

Shkodër/ Dy infermierë rezultojnë pozitivë me koronavirus

Shkodër/ Dy infermierë rezultojnë pozitivë me koronavirus


Dy infermierë në Shkodër kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

ABC News raporton se nga marrja e 32 tamponëve të fundit, 7 prej tyre kanë qenë staf mjekësor.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se dy infermierë të Spitalit të Shkodrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Dyshohet se infermierët e kanë marrë koronavirusin nga kontaktet që mund të kenë pasur me persona të infektuar.

Ndërsa për shkak të situatës, në Shkodër do zbarkojnë sot drejtues të Ministrisë se Shëndetësisë, të cilët do të zhvillojnë takime me drejtuesit e emergjencave civile të Shkodrës.