AKTUALITET, 13 Prill 2020, 10:19

VIDEO/ Gazetarja tregon betejën me koronavirusin: Nuk jam shëruar ende, shenja e parë që kisha

VIDEO/ Gazetarja tregon betejën me koronavirusin: Nuk jam shëruar


Giovanna Pancheri është një gazetare italianë, korrespodente në SHBA për SkyTg24. Pas kthimit nga SHBA, gati një muaj më parë, ajo filloi të përjetojë simptomat e para të Covid-19.

Më 23 Mars ajo bëri tamponi dhe rezultoi pozitive. Që prej 17 Marsit ajo nuk ka qenë më aktive në rrjetet e saja sociale, ndërsa së fundi ka postuar një video, ku tregon se edhe pse ka kaluar një muaj, ende nuk është e shëruar.

“Kam pritur një kohë të gjatë për ta bërë këtë video sepse shpresoja se do të mund ta bëja duke ju dhënë një lajm pozitiv për shërimin tim të plotë. Por për fat të keq sot kam pasur rezultatin e tamponit, dhe jam sërish pozitive”, shprehet ajo që në nisje të videos.

“Për fat të mirë kjo sëmundje mund të tejkalohet. Unë kisha simptoma të buta në fund të fundit, në krahasim me rastet e tjera që i shohim në të gjithë vendin. Një nga simptomat më të shfaqura, është ajo e humbjes së nuhatjes”, ka treguar më tej gazetarja.

“Unë do të doja të falënderoja mjekët që kanë qenë pranë meje në këtë situatë, ishte një sëmundje shumë e keqe, nuk ka kura të miratuara dhe zëri i mjekut që ju monitoron çdo ditë është shumë i rëndësishëm.

Falënderoj familjen time që më lejuan të qëndroj në këtë izolim pa pasur nevojë të dilja. Ata kanë vendosur drekë dhe darkë para derës për rreth një muaj. Izolimi funksionon, është shumë e rëndësishme, vendosa ta bëj atë para se të ishte e detyrueshme. Dhe për fat të mirë e bëra, shpëtova familjen time.

Unë jam një shembull se si kjo sëmundje mund të zgjasë më shumë se katërmbëdhjetë ditë”, përfundoi gazetarja në videon e saj.