TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në të gjithë botën. Deri më tani ai ka shkaktuar 114 257 viktima në të gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 1.8 milionë qytetarë.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta. Ndërkohë numri i personave që ja kanë dalë që të fitojnë betejën me Covid 19 është 430 527.
Shtetet e Bashkuara tashmë janë vendi i parë në botë përsa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve me 22 115 viktima dhe 560 433 të infektuar, duke u pasuar më pas nga Italia vendi i dytë në botë për numrin e viktimave dhe Spanja për numrin e të infektuarve.
Sipas të dhënave të fundit në Itali deri më tani kanë humbur jetën nga koronavirusi 19 899 persona ndërsa në Spanjë numri i viktimave është 17 209.