AKTUALITET, 12 Prill 2020, 23:00

Ferizaj në Kosovë shndërrohet në epiqendër të koronavirusit, 35 raste të reja për 24 orë

Ferizaj në Kosovë shndërrohet në epiqendër të

Tridhjetë e pesë persona janë konfirmuar si të infektuar me Covid 19 vetëm gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajt duke çuar kështu në total në 53 persona numrin e të prekurve me koronavirus në këtë komunë.

Të gjithë e konfirmuarit e sotëm me koronavirus, janë raste të kontaktit të personave të parë të konfirmuar aty.

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka testuar 63 raste në Ferizaj. Nga ta, 35 rezultuan pozitiv.

Ndërkohë nesër pritet të testohen edhe 30 ferizajas të tjerë.

Kujtojmë, se Ferizaj është ndër komunat kosovare e cila është vendosur në karantinë.

Aktualisht, Kosova po përballet me virusin Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusin nga i cili deri më tani kanë vdekur 7 persona, janë infektuar afro 300 të tjerë si dhe janë shëruar 58 të tjerë./ Express