AKTUALITET, 13 Prill 2020, 09:58

Koronavirusi shkakton 717 viktima dhe mbi 24 mijë të infektuar në Kanada

Koronavirusi shkakton 717 viktima dhe mbi 24 mijë të infektuar në


Edhe pse ndodhet shumë pranë SHBA-ve (vendi me më shumë të infektuar me Covid-19 në botë), Kanadaja nuk raporton kaq shumë raste të vdekjeve dhe të të infektuarve nga koronavirusi.

Në Kanada, kanë humbur jetën si shkak i virusit deri tani 717 persona.

Ndërsa, numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka shkuar në 24 383 njerëz.

Edhe bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Sophie Gregoire Trudeau rezultoi pozitive me Covid-19.

Si rrjedhojë, kreu i qeverisë kanadeze Justin Trudeau hyri në një regjim karantine, ndërsa doli prej andej pak ditë më parë.