TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qytetarët e Durrësit i kanë ndjerë lëkundjet e një nate më parë, pavarësisht shkallës së ulët të goditjes së tërmetit.
Dhe për ta treguar këtë, shumë prej shqiptarëve janë drejtuar për tek aplikacionet që tregojnë mbi të dhënat e tërmeteve dhe kanë lënë komentet e tyre.
“Kishte zhurmë të frikshme. U lëkund paksa,”- shkruan njëri.
“Më trembi,”– shkruan dikush tjetër.
“U dëgjua 6 sekonda,”– vijon dikush më tej.
“Edhe tërmeti na duhej tani. E ndjemë në Shijak,”– shkruan dikush tjetër.
Pothuajse pesë muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, toka u drodh sërish një natë më parë. Mesnatën e kaluar, një tjetër tërmet ka goditur Durrësin.
Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti me magnitudë 3.1 të shkallës righter ishte me epiqendër detin Adriatik në Durrës dhe me 82 kilometra thellësi.
Nuk u raportua për dëme materiale apo në njerëz.