AKTUALITET, 25 Janar 2019, 14:38

Itali/ Prangoset shqiptari, i gjendet drogë dhe katër mijë euro

Itali/ Prangoset shqiptari, i gjendet drogë dhe katër mijë euro

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në qytetin Pontedera në Itali. I riu po lëvizte në kundravajtje, gjë që u vu re prej policisë.

Gjatë kontrolleve të bëra, atij iu gjetën 4 mijë euro si dhe një sasi droge e llojit marijuanë.

Të riut shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, i janë konfiskuar paratë pasi dyshohet se vinin prej aktivitetit të jashtëligjshëm. Për momentin ai ndodhet në paraburgim.