Sipas ekspertëve të ISHP, ky virus gripal i tipit B shkakton probleme në rrugët respiratore, pra në frymëmarrje.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ky institucion teksa jep informacion për situatën gripale në vend. Po ashtu, sqarohet se grupmosha më e prekur nga gripi janë fëmijët, ndërsa apelohet për vaksinat antigrip.
Një tjetër, apel i ISHP-së për më shumë kujdes vjen nga fakti se ekziston rreziku i prekjes nga virusi AH1N1, pasi deri tani tre mostra po analizohen në laborator.