TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Djemtë e të ndjerit Azem Hajdari, janë ndaluar në pikën kufitare të Murriqanit. Kirjald dhe Azem Hajdari, janë ndaluar pasi kanë rrahuar një shtetas, me emrin Migen Margjeka. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes këtyre personave.
Mësohet se të dy djemtë e Hajdarit, janë liruar dhe po hetohen në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A. H., vjeç 19 dhe K. H., vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal.
Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/TPZ.AL/