TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë radhë jo për kritikat që ky propozim ngjalli në vendin tonë, por se ky propozim i guvernatorit italian, ka ndeshur edhe në kritikat e para në Itali.
Është komiteti puljez “Uji i mirë i komunës”, i cili ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate duke e cilësuar jo vetëm të pabazë, por edhe është përdorur për përfitime politike.
Sipas këtij komiteti, është thuajse e pamundur që ky projekt të realizohet, aq më tepër për faktin se Shqipëria nuk është në pozitat që të shesë ujin e pijshëm, përcjell GSH.
“Pra, Guvernatori i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, pasi kishte teorizuar mega-ujësjellësin Puglia-Shqipëri (edhe si kompensim mjedisor do përdorej TAP), bazuar në idetë e neveritshme që Shqipëria “ka nevojë për të shitur ujë, tani lëviz zemërimi i njëpasnjëshëm ndaj popullit të shprehur përmes referendumit të vitit 2011, për më tepër duke injoruar punën e tabelës teknike (të vendosur prej tij) të kërkuar nga Komiteti i Puglias “Uji i mirë i Komunës” thuhet mes të tjerave në reagimin e komitetit, të përcjellë nga mediat italiane.
Kujtojmë se pak muaj më parë, gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull të sajin theksoi shpjeti Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë, propozim ky i ardhur gjatë vizitës së Guvernatorit të rajonit Michele Emiliano në Shqipëri ku ai u takua me kryeministrin Rama.
Për të bërë të mundur kalimin e ujit, guvernatori italian kishte propozuar përdorimin e projektit TAP dhe tubave nëntokësorë.