AKTUALITET, 4 Janar 2018, 11:15

Rama dhuron mbi 2 mijë metra katror tokë në zemër të Tiranës, zbardhet vendimi

Rama dhuron mbi 2 mijë metra katror tokë në zemër të

Ish-Kryeministri Sali Berisha ditën e sotme publikoi një vendim të këshillit të ministrave, i cili tregon se kulla 24-katëshe që pritet të ndërtohet te ‘Qemal Stafa’ është në pronësi të vëllait të Kryeministrit Rama.

Sipas Berishës Olsi Rama pritet të shpërblehet me një tokë publike prej 2660 m2.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Kulla 24 kateshe “Kristaq Rama” shperblehet me 2660 m2 toke publike!?!?!

Te dashur miq, kulla 24 kateshe “Kristaq Rama”, me vendim Nr 728; dt 8-12-2017 te Edvin Kristaq Rames, shperblehet me 2660 meter katror toke publike te Sheshit Italia, per oborr dhe ndertimin e parkingut nentokesor. Keshtu, vellezerit Olsi dhe Edvin, pas perzenies me lezet dhe sukses te Sheratonit nga Shqiperia, heqjes se TVSH per hotele si i tyre 24 katesh, tani bene me parking dhe oborr, duke plaçkitur token publike, kullen qe duket se do mbaje emrin e babait te tyre biologjik, Kristaq Rama.Ky akt i shemtuar kriminal, kjo plaçkitje me vendim qeverie e prones publike eshte nje kushtrim i vertet per çdo shqiptar per t’u ngritur me guxim kunder plaçkitesve qe nuk njohin ligj as dhe moral, dhe permbysur sa me pare regjimin e tyre te urryer! sb