AKTUALITET, 21 Dhjetor 2018, 14:53

Protestat në Barcelonë, qindra persona përplasen me policinë (Video)

Protestat në Barcelonë, qindra persona përplasen me policinë

Mbështetësit e pavarësisë bllokuan rrugët në disa pjesë të rajonit të Katalonjës, gjatë kohës që ministrat e qeverisë spanjolle zhvillonin një mbledhje në Barcelonë. Qinda protestues janë përplasur më policinë gjatë protestës për Pavarësinë e Katalonjës nga Spanja.

Shkak i shpërthimit të protestave u bë vendimi i kryeministrit spanjoll, Pedro Sanches për të mbledhur Këshillin e Ministrave në Barcelonë. Vendimi për ta zhvilluar takimin e kabinetit në Barcelonë, erdhi disa muaj pasi udhëheqësit separatistë u burgosën pas përpjekjeve të dështuara për të shpallur pavarësinë e rajonit nga Spanja.

Kryeministri Pedro Sanchez dhe kreu katalanas Quim Torra ranë dakord të enjten për të pasur një “dialog efikas”. Mediat vendase presin që numri i protestuesve kundër Madridit të rritet më tej në ditët në vijim.