AKTUALITET, 21 Dhjetor 2018, 14:12

“Ke shitur shpirtin”, Laert Vasili një aktor në kohën e gabuar

“Ke shitur shpirtin”, Laert Vasili një aktor në kohën

Në studion e Artur Zhejit, e cila kohët e fundit është bërë një tokë e begatë për delirantë, konspirativistë, idhtarë teorish komplotiste dhe të marrë 360 gradësh ka rënë në sy kohët e futndit një personazh “sui generis”.

Fjala është për aktorin që ndryshe nga shumë emigrantë që largohen nga Shqipëria, është rikthyer në vend për të gjetur parajsën.

Laert Vasili që një student gjatë një debati të ditëve të fundit e krahasoi me një aktor që ka shitur shpirtin, po bën gjithshka për tia mbërritur synimit të tij. Natyrisht me rrugën më të shkurtër, duke i shërbyer Edi Ramës.

Një burim nga partia socialiste i tha Lapsi.al, se Laerti ka kryer një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe i ka ofruar zërin e tij impozant, aftësitë e tij aktoriale, gjenialitetin për të lëshuar me lehtësi gjithçka nga goja, në këmbim të një rikompensimi në zgjedhjet e ardhshme.

Ky konvertim i aktorit ka ardhur që pas organizimit të protestës së artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, nga e cila rezultoi se po të renditeshe kundër kolegëve dhe pro pushtetit ishte një biznes fitimprurës.

Dhe Vasili u hodh me kokë në detin e pafundmë të shërbimit.

Në studion e 360 gradë ai është shndërruar në një kasap të përhershëm të të gjithë atyre që kritikojnë qeverinë.

“E ka të drejtë Edi Rama që ju quan rrugeçër” i tha ai një studenti pasi në grup ata e akuzuan se kishte shitur shpirtin.

“Si mund ta quani propogandë ëndrrën e Ramës për bashkim kombëtar” i tha ai kolegut, Altin Basha që ia ktheu: “O ti patriot që je zëdhënësi i qeverisë”.

“Si erdhe e u bëre zv ministër” i tha ai Taulant Mukës pasi ky i fundit kritikoi Ramën. Dhe menjëherë mori përgjigjen: “po ti dërgon Rama me mesazh këto që thua. Qenke militant politik”.

Me sa duket Laert Vasili ka kuptuar një gjë. Talentin e tij për të tërhequr vëmendjen, ashtu sikurse bëri një natë në Top Show duke deklaruar se “dashuria është mishngrënëse, aspak vegjetariane dhe se ajo eshte shkembim nevoje të lëngëzuar”, nuk ka pse mos ta vërë në shërbim të politikës.

Dhe këtë po e bën me një zell të veçantë ku ka arritur të shkëlqejë mes një grumbulli delirantësh, konspirativistësh dhe të marrësh 360 gradësh. Por fatkeqësisht për të ndoshta është kujtuar pak si vonë të futet në shërbim. Jo sepse vendet janë zënë. Për këtë lloj profesioni pushteti ka gjithmonë nevojë.

Por, sepse kohët e fundit ka dalë në skenë një brez të rinjsh që nuk po përtojnë ti përplasin në fytyrë edhe vetë Ramës e jo më kopjeve të këqia që i vënë atij në shërbim zërin dhe gjestikulacionin.

Kjo i ndodhi edhe laert vasilin në përballjen e fundit tek Artur Zheji. Dhe kjo mund ti kushtojë dyfish se mund ta lërë edhe “pa shpirt” edhe pa post.

/Lapsi.al