AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 19:14

Nis hakmarrja e Veliajt, shkarkohen zyrtarët e lartë që morën pjesë në protestë

Nis hakmarrja e Veliajt, shkarkohen zyrtarët e lartë që

Ditën e sotme, nënkryetarja e Bashkise së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU-ja, është shkarkuar nga detyra, ndërsa thuhet se shkak është bërë pjesemarrja e saj ne protesten e dhunshme te organizuar nga opozita te shtunen.

Burimet nga Bashkia e Tiranës, shprehen se veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhet e PDIU-së.

Mesiti dhe Hysa ishin ende në Bashki pas koalicionit në zgjedhjet e 2015. Shkarkimi i tyre ka ardhur qe ne orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj./Panorama/