AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 19:51

Erisa Xhixho: Djegia e mandateve hap rrugën për zgjedhje të lira

Erisa Xhixho: Djegia e mandateve hap rrugën për zgjedhje të lira

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Grupi Parlamentar i LSI-së për djegien e mandateve të deputetëve.

Ish zv.ministrja e Integrimit, përmes një postimi në Facebook, përshëndet vendimin e Grupit Parlamentar duke u shprehur se ky vendim i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

‘Mbeshtetje te plote vendimarrjes se grupit parlamentar te LSI per djegien e mandate dhe hapjen rruge per zgjedhje lira dhe ndershme qe te kemi qeveri legjitime te dale nga vullneti i popullit , nje drejtesi te pakapur, nje shtet ne sherbim te qytetareve dhe jo te oligarkeve. Sot te gjithe duhet te jemi nje ze me vullnetin e qytetareve. Opozita ka detyre vetem ta zbatoje kaq’, shkruan Xhixho.