TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ankthi dhe stresi tek familja e Emiliano Salas, sa po vijnë e shtohen, pasi deri më tani nuk ka asnjë detaji të ri për futbollistin argjentinas.
Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet për avionin e zhdukur ku në të ishte Emiliano Sala, i cili po shkonte në Kardif, për të nënshkruar një kontratë të re. Policia e Gursneyt ka një detaji të ri shumë shqetësues. Një pilot i dytë që duhet të ishte në avion, nuk ekzistonte. Edhe pse piloti kishte kaluar të gjitha kontrollet ishte larguar me sa bëhet e ditur nga gazeta italiane “La Gazzeta Dello Sport”.
Tre ditë kanë kaluar tashmë dhe shpresat janë pakësuar për të gjetur avionin dhe lojtarin Sala.
Ndërkohë, sipas gazetës franceze, “Ouest France”, David Henderson, piloti i dytë, duhet të ishte në atë aeroplan, dhe në fakt, në rrjetet sociale, ai shkroi: “Në kundërshtim me atë që u tha në shtyp, unë jam i vdekur! Unë nuk isha në atë aeroplan … “. Dhe tani ai do të duhet të shpjegojë autoriteteve arsye për mos-praninë e tij në avion.
Gjithë bota pret një lajm të mirë nga kërkimet që Emiliano Sala të jetë gjallë dhe të vazhdojë të shijojë momentin më të mirë në karrierën e tij, që duket se po ndërpritet në mes.