TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
19-vjeçarit Aleksandër Luca, i dalin të tjera skandale pas vrasjes së studentes 21 vjeçare, Eleni Topaloudi, të cilën pasi e dhunoi dhe përdhunoi së bashku me mikun e tij grek Manolis Koukouras, e vrau.
Tashmë është një vajzë 19-vjeçare me aftësi të kufizuara ajo që ka treguar se është përdhunuar prej Lucës dhe një shtetasi 23-vjeçari rom.
“Nëse do të tregosh, do ta pësosh”, e ka kërcënuar 20-vjeçari shqiptar, vajzën me aftësi të kufizuara. Avokatja e vajzës ka thënë për mediat greke se 19-vjeçarja u abuzua dy herë. Kjo e fundit ishte frikësuar dhe nuk kishte folur.
Pas 1 muaji, kur kishte mësuar edhe që Aleksandër Luca është i përfshirë në përdhunimin dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, vendosi t’i tregonte motrës së saj dhe rrëfeu çfarë kishte ndodhur.
Babai i saj, ka treguar se Luca së bashku me shokë të tij qëndronin shpesh jashtë shkollës në të cilën studionte vajza e tij. Ai pretendon se 20-vjeçari ngacmonte aty vajzat. Një tjetër banor i lagjes, ka konfirmuar se Luca qëndronte shpesh duke pritur jashtë shkollës.
Babai i vajzës me aftësi të kufizuara u ka bërë apel edhe banorëve të tjerë të asaj zone që të denoncojnë në Prokurori nëse kanë parë raste të tjera të ngjashme të shqiptarit duke ngacmuar nxënëset.