AKTUALITET, 24 Janar 2019, 12:53

DETAJE/ Kush janë babë e bijë që iu sekuestruan 5.2 mln euro pasuri

DETAJE/ Kush janë babë e bijë që iu sekuestruan 5.2 mln euro

Dalin detaje të reja nga sekuestrimi e pronave me vlerë 5.2 milion euro në Lezhë.

Personat të cilëve u janë konfiskuar këto prona janë Pjetër Voci 83-vjeç banues në Balldre, Lezhe, dhe Shqipe Palaj 50 vjeçe banuese në Gjadër, Lezhë.

Ata janë babë e bijë të cilëve u janë sekuestruar 7 apartamente në qytetin e Lezhës dhe disa të tjerë në Tiranë.

Dyshohet se pasuritë e tyre janë venë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre kriminal.

Prokuroria ka nisur procedimin penal për dy shtetasit në fjalë.