TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Diego Armando Maradona duket se nuk ka asnjë problem. Ai ka qetësuar të gjithë me një deklaratë të tij. Fotot e shpërndara në rrjet u bën të kuptojë se gjëndja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë. Ai tashmë gjendet në Moskë dhe është nën kontrollin e mjekëve, megjithëse mohon të ketë qenë në spital.
“Dua vetëm të them se jam mirë, që nuk jam dhe nuk kam qenë i shtruar në spital. Gjatë pushimit të ndeshjes me Nigerinë kisha një dhimbje të fortë kokë dhe pësova marramendje. Një doktor më vizitoi dhe më këshilloi që të kthehesha në shtëpi para pjesës së dytë, por vendosa të qëndroja pasi po luanim gjithçka për gjithçka. Si mund të largohesha? Një puthje të gjithëve dhe faleminderit për mbështetjen. Diego do të jetë edhe për një kohë të gjatë!”, shkruan legjenda argjentinase në rrjetin social “Instagram”.
https://www.instagram.com/p/Bkgtn_ahCQo/?taken-by=maradona