TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me disa prej aktorëve më kritikë ndaj projektit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj ka postuar në rrjetet sociale një foto me Altin Bashën, Alfred Trebickën dhe Arben Derhemin.
Sipas Veliajt, është arritur një marrëveshje për të nisur bisedimet për Teatrin e ri, pra duke nënkuptuar se Teatri Kombëtar aktual do të shembet.
"Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje! Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve! Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teater të ri Kombëtar!", shkruan Veliaj.
Nuk dihet se çfarë garancish u ka ofruar Veliaj aktorëve, disa prej të cilëve betoheshin se do ta mbronin teatrin edhe me jetë, nëse do të ishte e nevojshme.
/TPZ.AL/
