TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, vijon të japë përgjigje konfuze lidhur me shembjen e teatrit dhe projektin e tij për t'i dhënë "Fusha sh.p.k" tokën publike për të ndërtuar teatrin e ri sëbashku me 6 kullat. I ftuar në emisionin "Opinion", Rama fillimisht tha se asnjë centimetër truall publik nuk do t'i jepet firmës Fusha dhe asnjë cent nga paratë e qytetarëve. Por, kur gazetarët këmbëngulën për të ditur, se përse një kompani do të ndërtojë një teatër të shtrenjtë, pa marrë asgjë në këmbim, Rama ndryshoi përgjigjen e tij, duke pranuar se kompania private do të marrë tokën publike.
"Trualli i Teatrit Kombëtar do të shërbejë për të ndërtuar teatrin e ri kombëtar. Ndërkohë, mbrapa murit të teatrit kombëtar, ka një truall, i cili është privat dhe publik. Në ketë pjesë do të japim investitorit që të bëjë këtë."
Përgjigjet konfuze të kryeministrit, tregojnë qartë sforcimin që ai bën për të mbajtur mend mashtrimet që u servir qytetarëve nga dita në ditë.
/TPZ.AL/