AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 22:37

Kryemadhi: Do ta shkarkoja Metën si president, fajtor për krizën

Kryemadhi: Do ta shkarkoja Metën si president, fajtor për krizën

Monika Kryemadhi ka deklaruar se do ta shkarkonte Ilir Metën nga posti i Presidentit, nëse do të kishte mundësi.

Kryemadhi deklaroi se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Metën nga detyra e presidentit, pasi sipas saj ai është fajtor për gjendjen që po kalon vendi.

“Më jep 92 deputetë dhe do ta shkarkoja Presidentin menjëherë pasi ai është fajtori më i madh për gjendjen e vendit.”, i ka kthyer përgjigje Kryemadhi gazetarit Alfred Peza.

Më pas ajo shtoi se do ta shkarkonte Metën: “Me motivacionin se ka fuqizuar Edi Ramën.”.