AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 20:56

Transferimi i Prokurorëve, reagon Basha: Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin

Transferimi i Prokurorëve, reagon Basha: Rama-Marku shkatërruan

“Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon”, kështu shkruan kreu i PD Lulzim Basha, në një postim në Twitter.

Ky reagim vjen pas lajmit për urdhrin e Kryeprokurores Arta Marku, për transferimin e disa Prokurorëve të Krimeve të Rënda, duke i kaluar përkohësisht në rrethe, mes tyre edhe Besim Hajdarmataj, Prokurori i cili kërkoi arrestimin e Saimir Tahiri.