TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është përplasur me kryeredaktorin e gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari të enjten në studion e ‘Opinion’ për krimin e organizuar në vend.
Gazetari Rakipllari i drejtua kryeministrit Rama se ka dhënë garanci për Elvis Rroshin, Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.
Rakipllari i tha kryeministrit se kur ambasada amerikane të tha mos i kandido, t’i vazhdove të bësh siç deshe.
Kryeministri i tha se ky është një turp, pasi nuk është aspak e vërtetë.
Blendi Fevziu: Por nëse një deputet flet në telefon me një person që Prokuroria e ka thirrur për çështjen tuaj?
Edi Rama: Çfarë do të thotë një deputet flet në telefon. Në momentin që deputeti flet në telefon dhe prokuroria e konsideron nul.
Robert Rakipllari: Deputeti nuk duhet të shkojë më në Parlament.
Edi Rama: Ore, je në vete ti… Nëse deputeti flet në telefon… Njeherë ai e ka për detyrë të flasë në telefon me të gjithë. Nëse një deputet i bën favore një personi të inkriminuar, deputeti shkon në burg.
Blendi Fevziu: Ky është një filter moral?
Edi Rama: Filter moral për çfarë flas unë.
Robert Rakipllari: Filter për rritjen e integritetit të një përfaqësuesi politik në Shqipëri. Ju kryeministër e kenti thënë publikisht se nuk kishit asnjë kriminel në grupin tuaj parlamentar. E keni thënë publikisht. Dolën që ishin…
Edi Rama: Kush ishte?
Robert Rakipllari: Arben Ndoka, Mark Frroku… etj.
Edi Rama: Arben Ndokën e kam hequr unë nga grupi parlamentar nuk e ka përjashtuar ligji i dekriminalizimit.
Robert Rakipllari: Si e ke hequr ti, ai ka rrahur deputet me rripa. Leji këto.