TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Opinion", është vënë në siklet nga pyetjet e gazetarëve, lidhur me vlerat historike të Teatrit Kombëtar. Robert Rakipllari e pyeti kryeministrin, se përse ai ka devijuar nga deviza e dikurshme "kthim në identitet" dhe përse ai nuk dëgjon intelektualë si Aurel Plasari, Fatos Lubonja dhe Maks Velo.
Rama, dukshëm i vënë në siklet, tha se nuk e dëgjon Aurel Plasarin sepse ai nuk merr vesh nga urbanistika.
"Aurel Plasarin nuk e dëgjoj kur flet për gjëra që nuk merr vesh. E dëgjoj kur shkruan për Skënderbeun. Kur flet për urbanisitikën, nuk e dëgjoj."
Rama dha një sërë argumentash se teatri ka degraduar, por nuk mundi të shpjegojë përse ky teatër nuk mund të restaurohet.
/TPZ.AL/